Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 45 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji i hapur i vaksinimit i jep mundësi çdo qytetari +18 vjeç të vaksinohet ndaj Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 45 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.
Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...