Google ADS

Zyra e Presidentit furnizohet me pajisje mbrojtëse kundër Covid-19

00:22 | 27 Prill 2020
Trina Galanxhi

Zyra e Presidentit të vendit ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë.

Këtë herë është nënshkruar një tender për furnizim me pajisje mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 3 mijë e 233 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë I është dhënë operatorit ekonomik N.T.SH “Made – Kos”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 3.223,71, thuhet në kontraten e publikuar nga prokurimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme