Të gjithë zviceranët që bindin miqtë, kolegët ose të afërmit e tyre që të vaksinohen kundër Covid-19 mund të shpërblehen, sipas një propozimi që synon të nxisë përhapjen e vaksinimit.
”Njerëzit që nxisin të tjerët të marrin vaksinën do të marrin kuponë me vlerë 50 franga (53 dollarë)”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Alain Berset. Kuponët mund të përdoren në restorante ose kinema.
”Skema do të funksiononte nëse njerëzit që marrin një vaksinë kalojnë emrin e personit që i bindi ata ta bëjnë këtë”, sipas propozimit të Berset. Vetëm 58,46% e njerëzve zviceranë janë plotësisht të vaksinuar, sipas të dhënave të shëndetit publik.
Qeveria gjithashtu planifikon të krijojë 50 qendra të tjera të lëvizshme të vaksinimit./TCH/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen