Zjarr në një banesë në Tiranë, vdes nga asfiksia 50-vjeçari

10:26 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Njazi Meka në Tiranë.

Një banesë është përfshirë nga flakët pas orës 09:00 dhe si pasojë e asfiksimit kaq ndërruar jetë P.C., rreth moshës 50 vjeç. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

“Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme