Zemaj: Vitia duhet të dalë para qytetarëve dhe të japë një shpjegim

00:36 | 20 Prill 2021
Trina Galanxhi

Ish Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur sot në lidhje me dështimin e Qeverisë Kurti në sigurimin e vaksinave “Pfizer”.

Sipas Zemajt 15 prilli ka qenë afati i fundit i ardhjes së vaksinës “Pfizer’’ po meqenëse ai afat ka kalur dhe ende nuk është nënshkruar kontrata atëherë Ministri Vita duhet të dalë para qytetarëve dhe të japë një shpjegim.

“Po të kishte kontratë të nënshkruar ata do ta merrnin tupanin,po e them në gjuhën popullore siç u munduan ta marrin Aeroportin e Prishtinës, për një punë të cilën e kishin kryer një ekip prej dhjetë vetëve dhe të cilët kishin punuar nga data 3 korrik deri në ditën e ardhjes së vaksinave“, u shpreh ai në ATV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme