Google ADS

Zemaj: Testi negativ për koronavirus nuk është i domosdoshëm për udhëtarët

13:51 | 24 Qershor 2020
V. S.

Hapja e Aeroportit të Prishtinës që nga 28 qershori ka ngritur një tjetër dilemë për udhëtarët.

Bashkë me vendimin, sugjerohet që udhëtarët që vijnë në Kosovë, të kenë testin negativ të koronavirusit, jo më të vjetër se katër ditë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo sot, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, konfirmoi se ky test nuk është obligativ për të hyrë në Kosovë.

“Ju kemi rekomandu qytetarëve që ta bëjnë testin por nuk është obligativ që të hyjnë vetëm me dëshmi të testit”, tha Zemaj para mediave.

Zemaj: Për 15 ditë janë realizuar 6 mijë analiza për COVID-19

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme