Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Gjeneral major Franco Federici.
Zemaj ka thënë se në takim kanë biseduar për situatën epidemiologjike në vend, dhe përgatitjet që po bëjnë për vaksinën anti-COVID.
“KFOR-i çdo herë ka qenë mbështetës i sigurisë, paqes dhe zhvillimeve pozitive në Republikën e Kosovës. Shëndetësia ka qenë po ashtu fushë në të cilën ata kanë ofruar përkrahje të madhe. Gjatë takimit të sotëm me komandantin e KFOR-it, Gjeneral majori Franco Federici, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, përgatitjet që po bëjmë për vaksinën anti Covid dhe vaksinimin e qytetarëve sipas planit të imunizimit”, ka bërë të ditur Zemaj.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...