Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur sot për ankesat e bashkatdhetarëve për testet PCR, që u nevojiten për të hyrë në shtetet e Perëndimit. Ai ka paralajmëruar edhe vendosjen e një takse për ata që kërkojnë teste PCR për udhëtime jashtë vendit për komercializëm ose dëshirë.
Zemaj ka thënë se në vendet prej nga ata vijnë, minimumi i ditëve që duhet të presin për të bërë një test PCR për udhëtim jashtë vendit është pesë ditë dhe se duhet të paguajnë 170 deri në 300 euro, derisa në Kosovë këto teste i marrin falas në IKSHP.
“Në vendet e Perëndimit prej nga vijnë ata minimum i ditëve që mund ta bëjnë një test është 5 ditë, d.m.th. mund të ketë edhe në 10 ditë pritje. Pothuajse 70 për qind të bashkatdhetarëve i marrin testet falas në IKSHP, që bëhen nga taksat tona dhe i shfrytëzojnë për udhëtime jashtë vendit. Ata që e bëjnë një test të tillë në shtetet e perëndimit paguajnë 170 euro deri në 300 euro për test për të ardhur ose shkuar në ndonjë vend tjetër”, ka deklaruar Zemaj në “Kanal10”.
I pari i Shëndetësisë ka paralajmëruar vendosjen e një takse për ata që kërkojnë teste për të udhëtuar për komercializëm ose dëshirë.
“Me qenë transparent, javën e kaluar me propozim të Institutit dhe Departamentit të Mikrobiologjisë kemi autorizuar Zyrën Ligjore që edhe ne mund të fusim një taksë për ata që udhëtojnë për komercializëm ose dëshirë, jo këta që kanë nevoja të shëndetit ose nevoja emergjente, që të shohim edhe ne ta adaptojmë një taksë sepse jemi bombarduar me kërkesa për testime për udhëtime jashtë vendit dhe e cila ka kosto shumë të madhe. Çdo ditë bëhen mbi 2 mijë e 500 teste, një pjesë e të cilave për udhëtime jashtë vendit…”, ka thënë Zemaj.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...