Google ADS

Zemaj paralajmëron rritjen e mbikëqyrjes së masave ndaj COVID-19

12:28 | 7 Tetor 2020
V. S.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar një nivel tjetër të mbikëqyrjes së masave mbrojtëse.

Gjatë raportimit për menaxhimin e pandemisë COVID-19, Zemaj ka thënë se  në ditët në vazhdim vendi do të kalojë në një nivel tjetër të mbikëqyrjes së masave.

“Në ditët në vijim do të kalojmë edhe në një nivel tjetër të mbikëqyrjes së masave mbrojtëse të cilat janë të domosdoshme për ta ruajtur situatën epidemiologjike në vend”, tha Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme