Google ADS

Zemaj i fton deputetët ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

19:27 | 23 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në pakon për zbatimin e programit për rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka ftuar deputetët që ta votojnë këtë projektligj.

Postimi i plotë:

Në pakon për zbatimin e programit për Rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth Pandemisë.

I bëj ftesë edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para interesave të veta ta vendosin interesin e qytetarëve dhe ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike.

Çdo herë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe qytetarëve, kemi ditë të tregojmë pjekuri e të punojmë bashkë. Andaj, është koha nesër ta dëshmojmë këtë.

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i duhet vendit dhe shëndetësisë tonë!

Të ngjashme