Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj i zhgënjyer me prindërit që festuan bashkë me fëmijët në grumbuj Halloween-in.
Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se gjendja nëpër kafiteri dhe gastronomi ka qenë vështirë e menaxhueshme pavarësisht se sipas tij është rritur numri i inspektorëve.
“Mbipopullimi i lokaleve është bërë në orët e vonshme. Kjo ka qenë për neve e pakontrollueshme. Kjo ka qenë edhe veprim i pasinqertë i gastronomëve pasi kishim zotimin e tyre se do të respektohen masat. Ajo që kemi parë në terren është se edhe ata vet e kanë pasur vështirë ta menaxhojnë situatën”, tha ai.
Ministri i Shëndetësisë thotë se për fat të keq në ditën kur në Kosovë u shënua numri rekord i infeksioneve, prindërit u grumbulluan bashkë me fëmijët për “Halloween”.
Zemaj thotë se kontrolle janë bërë edhe në objektet qeveritare apo komunale kur ka pasur shkelje të masave.
Ministri i Shëndetësisë si shqetësim ka përmendur edhe organizimin e dasmave, ceremonitë mortore apo të pamet.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...