Zbulohet se pse koronavirusi shkakton probleme më të lehta te fëmijët

09:38 | 3 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Që nga fillimi i pandemisë është gjetur se koronavirusi shkakton problem të lehta tek fëmijët, por deri me tani nuk dihej arsyeja pse.

Hulumtimet e reja kanë treguar se sistemi imunitar i një fëmije është më i përgatitur për sulmet e koronavirusit sesa sistemi imunitar i një të rrituri falë qelizave në traktin e tyre të sipërm respirator që janë vazhdimisht në gatishmëri të lartë, transmeton portal arbresh.info

Kjo është arsyeja se pse në rast të një infeksioni, organizmi i fëmijës shpejt arrin të “refuzojë” virusin, domethënë para se të shumohet në masë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Berlinit dhe Heidelbern janë marrë në detaje me këtë studim, i cili është botuar në revistën Nature Biotechnology.

“Ne donim të zbulonim pse mbrojtja kundër virusit funksionon padyshim shumë më mirë tek fëmijët,” tha Irina Lehmann, drejtotreshë e Departamentit të Biologjisë Molekulare në Institutin Shëndetësor të Berlinit (BIH).

Në kërkim të një përgjigjje, shkencëtart morrën qeliza nga mukoza e hundës te të 42 të rritur dhe 44 fëmijë të shëndetshëm dhe të sëmuirë.

Për të luftuar virusin shpejt, të ashtuquajturit receptorët e njohjes duhet të jenë aktivë, të cilët fillojnë mbrojtjen e organizmit, shpjeguan ata.

Dhe shkencëtarët kanë gjetur se ky system ishte më i zgjuar tek fëmijët në qelizat e traktit të sipërm respirator dhe në disa qeliza të sistemit imunitar.

Te fëmijët ishtre e kundërta, “sistemi i paralajmërimit të hershëm” kapet i papërgatitur, në këtë rast virusi përhapet më shpejt.

Autorët argumentojnë se gjetjet e tyre mund të hapin rrugën për kërkime të reja nëse shkencëtarët mund të stimulojnë në mënyrë parandaluese një përgjigje mbrojtëse ndaj koronavirusit tek pacientët me rrezik të lartë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme