Google ADS

Zbulohet një tjetër simptomë e infeksionit me Omicron dhe ka të bëjë me lëkurën

23:42 | 30 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Varianti i fundit i Covid, i quajtur Omicron, është duke u përhapur me shpejtësi të madhe.

Një pjesë e madhe e vendeve të botës kanë shtuar kufizimet për shkak të numrit të në rritje të të infektuarve me Omicron, transmeton portal arbresh.info

Shkencatërt kanë theksuar se simptomat që e karakterizojnë Omicron janë djersitja gjatë natës, fishkëllima në veshë, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, dhimje koke dhe lodhje e madhe.

Por, mjekët në Britani të Madhe që janë duke trajtuar pacientët me Omicron kanë theksuar se kanë zbuluar edhe një simptomë të re dhe ajo është skuqja e lëkurës.

Ndryshe nga varianti i parë i Covid, të infektuarit me Omicron nuk humbasin shijen dhe të nuhaturit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme