Mjekët që po merren me studimin e koronavirusit, kanë zbuluar edhe tri simptoma të reja që i shtohen listës ekzistuese të koronavirusit.
Deri më tani, simptomat e Covid-19 kanë qenë të lidhura me ethet, infeksionin në mushkëri, dhimbje të muskujve, dhimbje koke dhe humbje të ndjenjës së shijes dhe aromës.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thekson se të ashtuquajturat simptoma të alergjisë, hundët e mbushura, hundët që rrjedhin vazhdimisht, marrëmendja dhe diarreja janë tri simptomat e reja që zbulojnë nëse jeni prekur nga koronavirusi, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët janë duke punuar që të zbulojnë edhe simptoma tjera. acientët kronikë, veçanërisht ata që kanë probleme me zemrën, diabeti ose problemet me mushkëritë, janë më të rrezikuar se të tjerët.
Ashpërsia e simptomave varet nga mosha dhe imuniteti i pacientit. Shenjat e para të infeksionit shfaqen në një hendek kohor nga dy deri në 14 ditë pas infektimit me virusin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...