Kryeministri Zaev tha se Qeveria me masat e reja do të ndihmojë të gjithë operatorët ekonomik që këto dy javë do të jenë të mbyllur për shkak të valës së tretë të coronavirusit.
“Momentalisht, prioritet është shëndeti dhe mbrojtja e qytetarëve. Për të gjitha dëmet e shkaktuara në ekonomik, ashtu si deri tani, shteti do të ndihmojë”, tha Zaev duke shtuar se është paraparë të mbulohen të hyrat e realizuara në tre muajt e parë të këtij viti si formë e drejtpërdrejtë e ndihmesës financiare.
Zaev theksoi se ashti si në gjendjen e jashtëzakonshme, objektet hotelerike do të mund të dërgojnë porosi edhe gjatë orës policore me leje të posaçme për lëvizje.
“Gjatë ditës mund të shesin ushqim he pije nga sporteli. Kjo do të mundësojë që pjesa më e madhe pjesërisht të mund të punojnë”, tha mes tjerash Zaev.
Ndryshe, nga 7 prilli deri më 20 prill lokalet do të jenë të mbyllura si masë kufizuese për parandalimin e pandemisë./Telegrafi/
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...