Në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me Komisionerin e BE-së Oliver Varhelyi, Kryeministri Zoran Zaev falënderoi BE-në për ndihmën e saj për Maqedoninë e Veriut. Sot, 4.850 vaksina Pfizer kanë mbërritur, ndërsa të gjitha 119.123 vaksinat e siguruara nga BE do të arrijnë në fund të gushtit.
“Sot kemi një lajm tjetër të mirë për të njoftuar. Sasitë e para të 119.123 vaksinave Pfizer të miratuara nga BE si ndihmë për Maqedoninë kanë mbërritur. Përmes këtij programi mbështetës për Ballkanin Perëndimor, i koordinuar nga Austria, mbërriti dorëzimi i parë i 4.850 vaksinave. Sot ne marrim 4.850 vaksina të blera përmes një kontrate të drejtpërdrejtë me Pfizer. Të gjitha 119,123 vaksinat do të mbërrijnë deri në fund të gushtit.
Që nga sot, ne po hyjmë në një vaksinim gjithëpërfshirës të popullatës. Unë u bëj apel të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për vaksinim. Me vaksinimin ne presim të ndryshojmë pamjen epidemiologjike dhe ngadalë të fillojmë të arrijmë imunitetin kolektiv. Paralelisht me vaksinimin masiv, ne duhet të vazhdojmë të respektojmë masat e tjera, derisa Komisioni Shëndetësor të marrë vendime të tjera”, tha Zaev./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...