Detaje të reja kanë ardhur për ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nje 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u vethodh nga kati i katërt ku ishte shtruar.
Bëhet me dije se janë marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjecarit nga Klosi, Hasan Miri.
Disa nga mjekët, kanë deklaruar pranë grupit hetimor se Miri, ka shfaqur ditën e sotme, sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike.
65-vjeçari nga Klosi, është vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.
Mësohet se pas konfirmimit me Covid-19, mjekët i kanë rekomanduar 65-vjeçarit të qëndrojë i izoluar në shtëpi, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Për shkak të kësaj gjendje, Miri u transportua në “Covid 2” për trajtim më të specializuar mjekësor.
Por si mundi 65-vjeçari ti shpëtojë vëmendjes së bluzave të bardha dhe të kryej aktin ekstrem?
Nga deklarimet e para të mjekëve të turnit, dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, mësohet se në momentin kur ai ka kryer aktin ekstrem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, dhomë e cila kishte vetëm dritare.
Jashtë kamerave, mbesa e viktimës tha se 65-vjeçari, edhe më herët ka vuajtur nga depresioni dhe është kuruar.
Lajmi se ishte prekur nga koronavirusi, ka rënduar më tepër gjendjen psikologjike të tij.
Ndërkohë vetë deputeti Gjetani u shpreh për ABC News, se vjehrri i tij kishte shfaqur ditën e sotme gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa u shpreh se do të flasë në një tjetër moment për ngjarjen.
Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme, pason atë të 13 gushtit, ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike, u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë./panorama/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...