Google ADS

Virologu austriak: Varianti “delta” i koronavirusit mund të prishë planet e të gjithëve këtë verë

23:44 | 25 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Virologu austriak Norbert Novotny paralajmëron se lloji delta i koronavirusit mund të prishë planet e të gjithve këtë verë.

Sipas tij, ku lloj i koronavirusit është më rezistent ndaj nxehtësisë dhe është 60 përqind më ngjitës, transmeton portal arbresh.info

“Ky virus mund të prishë planet tona për këtë verë”, tha ai për mediat austriake, duke paralajmëruar se ka shumë pak të dhëna mbi llojin e ri të koronavirusit.

Ai shprehu frikë se numri i rasteve të panjohura të infeksionit është relativisht i lartë, dhe nënvizoi se ky lloj i koronavirusit tashmë është përhapur në të gjithë Europën.

Strategjia më e mirë në luftën kundër llojit të ri është vaksinimi i shpejtë, ka theksuar ai, duke shtuar se ka indikacione të qarta se njerëzit e imunizuar plotësisht janë të mbrojtur.

“Problemi është se ka ende kaq shumë njerëz që nuk janë imunizuar plotësisht,” tha ai, duke shtuar se duhet të kryhen më shumë teste PCR, sepse ato janë më të sakta sesa ato antigjenike.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë austriake që të shqyrtojë edhe një herë njoftimin e një lëshimi të ri të masave, të cilat do të mundësonin mbajtjen e tubimeve më të mëdha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme