Një virolog amerikan, i cili gjithmonë është treguar i kujdesshëm gjatë punës së tij, gjithsesi përfundoi i infektuar me koronavirusin. Joseph Fair është shprehur në emisionin “TODAY” se beson se virusin korona mund ta ketë marrë nëpërmjet syve në një fluturim me shumë njerëz.
Virologu dhe epidemiologu 42-vjeçar, i cili u është përgjigjur epidemive të shumta në të gjithë botën, u sëmur rreth tre ditë pas një fluturimi për në shtëpinë e tij në New Orleans.
“Unë kam pasur një maskë, kam pasur doreza, kam bërë rutinën time normale të kujdesit… por padyshim, prapë mund ta marrësh nga sytë. Dhe sigurisht nuk kisha vënë syze gjatë fluturimit.”
Virologu shpjegoi gjithashtu se një nga tre rrugët e njohura të marrjes së këtij virusi janë sytë ndërsa shtoi se ne nuk u kushtojmë vëmendje të madhe.
Ne priremi t’i kushtojmë vëmendje hundës dhe gojës, sepse kjo është rruga më e zakonshme,” tha ai. “Por ju e dini, piklat që bien në sytë tuaj janë po aq infektive”. Ai tha se linja ajrore “na kishte mbushur si sardele” dhe “instinktivisht, unë ndoshta do të duhej të isha larguar”. Por ai nuk e bëri.
Sipas ekspertëve mënyra kryesore e përhapjes së koronavirusit është “nga personi në person, kryesisht përmes piklave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin”./indexonline/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...