Google ADS

Vijnë 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri

22:08 | 18 Prill 2021
A. B.

50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u shprehën se do të vijojë vaksinimi masiv.

““Aeroporti “Nënë Tereza” – Teksa në rajon s’ka ende doza për vaksinim masiv, mbërrijnë edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca. NE DO T’IA DALIM ASHTU SIÇ JU’A KAM THËNË, më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë”, shkruhej në pamjet e publikuara nga kryeministri Rama në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme