Sipas një studimi të fundit, vetëm bisedat në ambiente të mbyllura mund të rrezikojnë nga përhapja e koronavirusit.
Shkencëtarët kanë pohuar se një minutë e të folurit me zë të lartë mund të prodhojë më shumë se 1000 pikëza që përmbajnë viruse që mund të zgjaten në ajër për më shumë se 8 minuta, thuhet në studimin e botuar në Proceedings of the National Academy of Science në SHBA, transmeton portal arbresh.info
Përderisa shtetet kanë filluar hapjen në mënyrë graduale, shkencëtarët kanë frikë se rihapja mund të përkeqësojë gjendjen.
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dëshmoi të martën përpara një paneli të Senatit dhe tha se pasojat për shtetet që rihapen pa ndjekur udhëzimet e duhura “mund të jenë me të vërtetë serioze”.
Sipas studimit, pikat që ekzistojnë në gojën e një personi mund të përhapin lehtë shumë sëmundje, përfshirë edhe Covid-19.
“Ekziston një probabilitet thelbësor që të folurit normal shkakton transmetimin e virusit nga ajri në mjedise të mbyllura”, kanë shkruar autorët.
Në listën e më të rrezikuarve për t’u prekur nga Covid-19 janë njerëzit që punojnë në transportin publik, tubimet sociale dhe shtëpitë e përsonave të moshuar./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës