Në Kosovë janë rreth 15 mijë punëtorë shëndetësorë, nga të cilët, deri më tani, 4 mijë prej tyre janë vaksinuar.
Interesimi i tyre për tu vaksinuar, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, është solid. Në vend kanë ardhur kontingjenti i parë prej 24 mijë dozash të vaksinave të AstraZenecas, derisa pritet që në fund të muajit maj do të sigurohen edhe mbi 76 mijë doza të AstraZenecas nga programi COVAX.
Në Kosovë rreth 4 mijë punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar deri tani, ku përfshihen mjekë, infermierë e staf tjetër që punojnë në institucione shëndetësore.
Ndërkaq më 28 mars, në Kosovë arriti kontingjenti i parë me 24.000 doza të vaksinës së AstraZenecas. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë 15.000 punonjës shëndetësorë në sektorin publik dhe atë privat. Po ashtu, rreth 500 mjekë nga Kosova, në fund të marsit u vaksinuan kundër COVID-19 në Kukës të Shqipërisë me vaksinën e AstraZenecas.
Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë duke folur për Radio Kosovën tha se vaksinimi kundër koronavirusit po bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë si dhe në Qendrat rajonale të Mjekësisë Familjare, në disa komuna të Kosovës.
‘’Sot është dita e tetë e vaksinimit. Interesimi ka qenë solid, dhe janë rreth 4 mijë të vaksinuar. Presim që gjatë ditëve në vijim vaksinimin si proces t a shtrijmë edhe në nivel të kujdesit parësor shëndetësorë për të vazhduar në fundjavë edhe me kategorinë tjetër prioritare që janë të moshuarit mbi 80 vjec dhe të sëmurit kronik që bien në këtë kategori të moshës’’, tha Hoti.
Ndërkohë, zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti tha se Kosova është në negociata me kompaninë amerikane, Pfizer për sigurimin e vaksinave, por nuk ka treguar qartë se deri ku ka arritur ky proces.
Hoti shtoi se Kosova në fund të majit do të sigurojë edhe mbi 76.000 doza të AstraZenecas nga programi COVAX.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...