Nga 98 të prekur me koronavirus sa kishte Ferizaj, vetëm 9 kanë mbetur si raste aktive.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi ka thënë për RTV Dukagjinin se gjatë ditës së sotme 5 persona kanë rezultuar të shëruar nga coronavirusi.
“Numri i të shëruarve ka shkuar në 87 nga 98 raste sa kanë qenë të prekur me COVID-19. Dy persona nga Ferizaj tashmë kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID”.
Ademi thotë se edhe në mesin e 9 rasteve aktive disa prej tyre kanë rezultuar negativ në ritestimin e parë por që pritet edhe një ritestim i tyre për t’u konfirmuar të shëruar.
“Asnjëri nga këta nëntë të prekur nuk janë të shtrirë në Klinikën Infektive dhe po presim që shumë shpejt të konfirmohen edhe ata si të shëruar”, deklaroi Bekim Ademi.
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër