Rastet me COVID-19 aktive në nivel vendi kanë rënë dukshëm. Po ashtu kanë rënë edhe rastet e vdekjeve. Madje në ditët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje.
Si pasojë kanë rënë edhe raste aktive në nivel vendi.
Janë vetëm 481 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. Në total numri i rasteve aktive është 481”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.
Ndërkohë dje Asociacioni i Komunave ka mbajtur një takim me U.D. ministren e Shëndetësisë, për të diskutuar masat e reja kundër COVID-19. Parashihet që të zgjatet orari i punës për gastronominë dhe orari për lëvizjen e lirë./bs/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?