Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejoj nabjtjen e tubimeve në hapësirat publike dhe private.
Ky vendim vjen, pas paralajmërimeve nga Vetëvendosje, se sot do të ketë një “demonstrin” protestë në sheshet e Kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Qeverisë, duke filluar nga sot do të lejohet hapja e kishave dhe e xhamive.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhja e 36-të e Qeverisë, në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.
Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i objektit të pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit./arbresh.info/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...