Google ADS

Veliu mbajti takim me kryeshefat e agjencive të MPB-së

17:22 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, mbajti sot takim me kryeshefat e agjencive të MPB-së.

Temë kryesore e këtij takimi ishte informimi për pandeminë përfshirë vendimet dhe rishikimet e vendimeve në lidhje me virusin COVID-19.

Gjithashtu, u bisedua për planin e aprovuar legjislativ, obligimet e secilës agjenci në veçanti, projektet kapitale dhe përshpejtimin e procedurave.
Më tej, në këtë takim, u bë një raportim rreth strategjive dhe përfshirja e secilës agjenci në strategjitë e caktuara.

Në fund të këtij takimi, u bisedua lidhur me Organogramin e ri i MPB-së, rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm si dhe raportin me rekomandime nga Avokati i Popullit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme