Vdekjet nga COVID-19 në Kosovë kalojnë shifrën 1700

06:50 | 15 Mars 2021
V. S.

Tash 1 vit kur në Kosovën nisën të raportoheshin rastet e para me COVID-19 e deri më tash, kanë vdekur gjithsej 1702 persona.

Vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 6 vdekje me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 64.666 raste.

Numri i rasteve aktive është 10.885.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme