Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk bëri të ditur dorëheqjen, pas rastit tragjik që ndodhi me të riun në karantinën në Qendrën Studentore.
“E kam menduar”, tha ministri Vitia duke treguar se do të hetohet rasti në tërë zinxhirin e organizimit të ardhjes, që nga ambasada në Berlin.
Ministria e Shëndetësisë përmes një konference për medie ka shpjeguar procedurat rreth vendosjes së personave në karantinë.
Me këto rregulla thonë se janë njoftuar edhe përfaqësuesit e Kosovës në Ambasada dhe konsullata.
Sipas, rekomandimeve të IKSHPK-së, për vetëizolim 14 ditë të personave që paraqiten në pikat kufitare me rekomandim të ekipit mjekësor në kufi, në bazë të dokumentacionit mjekësor të këtyre personave rekomandohen:
Këtyre personave, që rekomandohen për izolim për të parandaluar COVID-19 duhet t’u shpjegohet protokolli i izolimit dhe kushtet e rrethanat e qëndrimit në karantinë shtëpiake 14 ditë dhe të njëjtit nënshkruajnë një deklaratë nën betim për respektim të rregullave të vetizolimit.
Më 3 maj, 2020, në ora 17:16 ekipi menaxhues i Karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është njoftuar nga një zyrtar i Policisë së Kosovës në Qendrën e Studentëve se një person është gjetur në oborrin e Konviktit Nr. VII, me dyshim se ka rënë nga kati V-të.
Personi ka vazhduar të reanimohet edhe në Klinikën Emergjente nga ekipet kujdestare, të cilët e kanë vazhduar kujdesin e avancuar.
Për fat të keq, me gjithë përpjekjet e mjekëve në Klinikën e Emergjencës, personi nuk ka mbijetuar.
Organet e hetuesisë janë duke u marr me sqarimin e rrethanave të vdekjes./arbresh.info/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë