Ministri francez për Evropën, Clement Beaune, tha se Britania ka marrë shumë rreziqe gjatë realizimit të programit të shpejtë të vaksinimit kundër Covid-it.
Të hënën, ministri Beaune, aleat i ngushtë i presidentit Macron, e mbrojti BE-në, duke thënë se suksesi i Britanisë në fushatën e vaksinimit nuk ka të bëjë asgjë me Brexit-in. Sipas tij, strategjia e Britanisë ka rreziqe që publiku francez do t’i vlerësonte si të patolerueshme, shkruan The Guardian, transmeton Express.
“Britanikët janë në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore. Po marrin shumë rreziqe në këtë fushatë vaksinimi. Unë mund ta kuptoj këtë, por ata po marrin shumë rreziqe”, tha ministri Beune.
Disa ditë më parë, presidenti Macron e kritikoi vaksinën e AstraZeneca-s, duke thënë se ajo është kuazi-efektive për personat mbi moshën 65-vjeçare, duke e nxitur reagimin e një profesori të Universitetit të Oksfordit, i cili ka marrë pjesë në zhvillimin e vaksinës.
Britania e madhe deri më tani ka vaksinuar 14 për qind të të rriturve, ndërsa kjo shifër në 27 vendet anëtare të BE-së është vetëm 3 për qind, duke shkaktuar pakënaqësi në bllok rreth menaxhimit të situatës nga Komisioni Evropian.
Ditëve të fundit, Komisioni Evropian është përfshirë në një mosmarrëveshje me kompaninë britanike “AstraZeneca” rreth mungesës së dozave të premtuara të vaksinës në çerekun e parë të këtij vit, shkruan The Guardian,
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?