Për opozitën masat e marra nga qeveria nuk janë të duhurat për përballimin e situatës së koronavirusit.
Në një intervistë për Ora News nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se gjithçka i është lënë spontanitetit.
Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka një kurbë të pandemisë dhe kjo për shkak të mungesës së testimeve.
Petrit Vasili: Në mungesë të testimeve dhe lënien në spontanitet të plotë pa një mendim të kualifikuar teknik, sigurisht që prodhohen kurba të tilla të pa interpretueshme që krijojnë kaos në menaxhimin e situatës.
Këtu në rastin konkret nuk bëhet fjalë për një kurbë, Shqipëria nuk ka një të tillë për shkak të mungesës së testimeve dhe spontaniteti që shoqëron rezultatet vjen sepse nuk ka një strategji që nuk ka qenë aktive, e cila ndjek nga pas pandeminë dhe nuk i paraprin në asnjë rast asaj.
Kështu që gjithçka është pjellë e rastësisë. Për këtë arsye edhe vendimet janë spontane dhe të paorientuara.
Sipas Vasilit, nuk ka një Komitetet të Pavarur të Ekspertëve, pasi referuar ligjit, Komiteti i Ekspertëve që flet kryeministri Rama nuk është ndërtuar mbi 4 parime të rëndësishme.
Petrit Vasili: Duhet të kishim një organizëm të pavarur, jo një ekip, i cili ishte një shtojcë e task forcës. Task Forca është një administrim tërësor i të gjitha efekteve. Po të kishim një komitet ekspertësh do kishit edhe përbërjen edhe produktin dhe kush e drejton. Po ju jap një element. Ka një nen të veçantë si vepron një komitet ekspertësh. Në nenin 24 pika 7 thuhet që Komiteti i Ekspertëve ndërkohë mbi 4 parime.
1-Ekselencë
2-Pavarësisë
3-Paanësisë
4-Transparencës
Ekselencë do të thotë që të gjithë personat që kanë kualitetin e duhur profesional dhe teknik dhe vetëm ata duhet të jenë atje. Së dyti duhet të kenë pavarësi të plotë. Së treti është paanësia e plotë, pra i besojnë vetëm shkencës. Së katërti transparenca, ku duhet të njiheshim me raportet.
Nuk ka asnjë prej tyre dhe asnjë nga parimet e vendosura me ligj. Në mungesë të kësaj prodhohen këto. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka kurbë. Pra çdo gjë i është lënë spontanitetit. Pse jo edhe mundësive për shpërdorimin dhe asaj që unë e kam quajtur karantinë politike, pra jo kufizime të studiuara që ndihmojnë përballimin e pandemisë dhe pengimin e saj, por të kundërtën. Kur nuk flasin ekspertët, por flet kryeministri dhe ministrja që s’kanë të bëjnë me këtë profesion llogarisin çfarë bëhet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...