Kufizimet e ashpra në Sydney do të zgjasin deri në 9 Korrik, qeveria thirrje për vaksinim
Australia raportoi një rritje të infeksioneve COVID-19 ndërsa autoritetet në disa shtete shtrënguan kufijtë e lëvizjes.
Qeveria ka bërë thirrje për të bërë më shumë vaksinime mes përhapjes së variantit Delta. Pas muajsh lufte me pandemine, Australia po lufton me variantin në pesë nga tetë shtetet e saj.
Varianti i zbuluar për herë të parë në Indi ka sjelle bllokime në tre qytete të mëdha dhe kufizime të ashpra duke prekur më shumë se 20 milion Australianë, ose rreth 80% të popullsisë, raporton tvklan, transmeton portali arbresh.info
Shteti i Queensland Verior vendosi një bllokim tre-ditor në kryeqytetin Brisbane. Në Sydney, një e pesta e popullsisë Australiane, është në një bllokim dy javor deri në 9 Korrik. Përhapja e variantit Delta në këtë vend është rritur në gati 150 raste në dite.
Maskat e detyrueshme dhe ndalimi i grumbullimeve vijon që të mbetet në të gjithë Australinë. Policia e Uellsit të Ri Jugor gjobiti zëvendës kryeministrin Barnaby Joyce me 200 Dollarë për mos mbajtjen e maskës brenda një karburanti. Ndërsa qeveria federale është përballur me kritika për ritmin e vaksinimit. Më pak se 5% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...