Varianti i ri i koronavirusit mund t’ju infektojë çdo muaj sipas ekspertëve

23:13 | 29 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Ekspertët e shëndetësisë në mbarë botën janë të alarmuar pasi supozohet se varianti i ri i koronës BA.5 mund të infektojë sërish njerëzit brenda pak javësh pas infektimit.

Koronavirusi ka ndryshuar disa herë dhe variantet e reja duket se po bëhen gjithnjë e më ngjitëse.

Studiuesit besojnë se varianti “sekret” BA.5 madje mund të infektojë njerëzit disa herë në një kohë shumë të shkurtër.

“Ne po zbulojmë se gjithnjë e më shumë njerëz janë infektuar me BA.2 dhe po infektohen përsëri pas katër javësh,” tha për Neës.co.au Andreë Robertson , zyrtari kryesor shëndetësor i Australisë.

“Pastaj pas gjashtë deri në tetë javë ata zhvillojnë një infeksion të dytë, dhe ky është pothuajse me siguri BA.4 ose BA.5.”

Numri i lartë i rasteve të paraportuara

“Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” supozojnë se varianti BA.5 është përgjegjës për 88.8 për qind të rasteve të reja me korona në SHBA.

Sipas “The Independent” , ekspertët supozojnë se numri i rasteve BA.5 ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak të mungesës së raporteve.

Sipas një studimi nga profesori i imunologjisë Danny Altmann, dy nënvariantet BA.2 dhe BA.5 janë kryesisht imun ndaj mbrojtjes nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme.

Kjo është një nga arsyet pse një numër jashtëzakonisht i madh njerëzish infektohen disa herë.

Sipas Altmann, “shumica e njerëzve,  edhe nëse do të ishin të vaksinuar tre herë, do të kishin një përgjigje antitrupash neutralizuese 20 herë më të ulët kundër Omicron sesa kundër llojit origjinal “Wuhan”.

Është “një lloj virusi i fshehtë që zvarritet pa u vënë re”.

Pavarësisht gjithçkaje, ekspertët ende i referohen vaksinimit si ilaçi më efektiv kundër koronës.

Vaksinat ofrojnë të paktën imunitet të pjesshëm dhe mbrojnë kundër sëmundjeve potencialisht serioze.

Një valë e re dhe një rikthim i maskave nuk mund të përjashtohet pavarësisht shifrave të ulëta aktualisht.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme