Google ADS

Varianti i ri i COVID, Silva Bino: Janë hetuar disa raste të dyshuara, mostrat do i dërgojmë në Spanjë

19:23 | 27 Janar 2021
Arbresh.info

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino tha në ABC se deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të COVID.

Bino u shpreh se janë hetuar disa raste për të cilat ka pasur indicie por kanë rezultuar negativë.

“Ne nuk mohojmë kategorikisht që nuk kemi raste të mutacioneve në vendin tonë. Ne kemi hetuar disa raste për të cilat kemi pasur indicie dhe nuk kemi gjetur. Përdorëm një metodë që të ndihmon në identifikimin e një virusi që nuk është i zakonshëm”, tha Bino.

Ajo theksoi se për çdo dyshim, mostrat do të dërgohen në Spanjë, pasi vendi jonë ka marrëveshje.

“Ne nuk kemi kapacitetin që të testojmë në masë. Po testojmë akoma. Për çdo dyshim që kemi mostrat mund t’i çojmë në Spanjë sepse kemi një marrëveshje. Ne duhet të përpiqemi ta ndalojmë pandeminë. këtu ku jemi dhe të mos kemi më raste. Pati një lloj relaksi pasi filloi vaksinimi dhe u duk sikur epidemia iku. Por do duhet kohë që epidemia të ikë”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme