Vala e katërt e pandemisë, fuqishëm ka prekur Gostivarin dhe rrethinën. Afro 100 mijë banorë të këtij rajoni janë duke e jetuar periudhën më të vështirë të covid-krizës në dy vitet e fundit. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e autoriteteve të shëndetësisë.
Javën e kaluar, për cdo ditë, janë shënuar mbi 100 infektime të reja, që e ka bërë rajonin të jetë në krye të covid-listës në vend. Rekordi i zi u arrit të Enjten kur ishin regjistruar 216 raste positive me COVID-19 dhe pesë viktima.
Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm, dje përmes një komunikate njoftoi se situata në këtë spital me numrin e pacientëve të infektuar me virusin Covid 19 është alarmante dhe në koordinim me Ministrin e Shëndetsisë janë analizuar mundësitë që sipas nevojës disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetsore.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët, pacientët e hospitalizuar dhe tek familjarët e të hospitalizuarve që sa më pak të jenë të pranishëm brenda objekteve dhe hapësirave ku gjenden familjarët e tyre pasi ekziston mundësia që të infektohen me Virusin vdekjeprurës dhe në të njejtën kohë i LUSIM të gjithë që të jenë më të kujdesshëm me sjelljen e tyre ndaj personelit mjekësor pasi që jo korektësia dhe sjellja jo e duhur e tyre pengon personelin e spitalit të bëjë punën e tyre” – thuhet në komunikatën e Spitalit të Gostivarit, nga ku kanë publikuar situatën me pacientët e hospitalizuar.
“Reparti i Infektologjisë dhe objekti modularë – kapaciteti 63 shtretër spitalor ku për momentin 63 pacientë të hospitalizuar nga të cilët 40 pacientë janë me oksigjen.
–Reparti Internistik – kapaciteti 30 shtretër spitalor ku për momentin ka 30 pacientë të hospitalizuar nga të cilët 15 pacientë janë me oksigjen.
–Reparti Neuropsikiatrik – kapaciteti 15 shtretër spitalor ku për momentin të hospitalizuar ka 15 pacientë nga të cilët të gjithë 15 pacientë janë me oksigjen”– thuhet në njoftim.
Si mundësi për dalje nga kriza ishte përmendur edhe karantinimi. Por, ky propozim ishte hedhur poshtë nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.
Epidemiologët vlerësojnë se zbutja e restriksioneve ka ndikuar dukshëm ndaj përhapjes së shpejtë të virusit. Me ardhjen e mërgimtarëve, këtë verë është rritur edhe numri i dasmave dhe ahengjeve familjare kurse ishin organizuar edhe disa ngjarje muzikore që kishin tërhequr shumë vizitorë.
Nga SPB-Tetovë kanë njoftuar se gjatë 20 ditëve të kaluara janë regjistruar 101 raste ku nuk është respektuar masa e izolimit. Bëhet fjalë për vepër penale që sanksionohet sipas Nenit 206 të Kodit Penal.
“Numri më i madh i rasteve ka të bëjë me persona të moshave të ndryshme që janë larguar nga vendi, edhe pse kanë pasur vendime për izolim dhe mjekim shtëpiak, që janë dhënë nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor”– thonë nga SPB-Tetovë.
Ndryshe, dy të tretat nga mbi 11 mijë rastet aktive me COVID-19 shënohen në Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Por, autoritetet e shëndetësisë njoftojnë se kurba që javën e kaluar ishte në rritje tashmë ka filluar të stabilizohet, kurse paralelisht rritet numri i pacietëve të shëruar dhe të vaksinuar. /klanmacedonia/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist