Fatima Negrini, një grua e moshuar që do të mbushë 109 vjeç në fillim të qershorit, është një nga njerëzit më të moshuar që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit në Itali.
Ajo u vaksinua një muaj pasi u shërua nga koronavirusi, shkruajnë mediat italiane, transmeton portal arbresh.info
Ajo u vaksinua sot në shtëpinë e pleqve Anni Azzurri San Faustino në Milano, së bashku me banorët e tjerë të shtëpisë.
“Zoti më ka harruar”, ishte komenti i saj pasi u vaksinua.
Italia ka vaksinuar 1.15 milion njerëz që kur vaksinimi filloi më 27 dhjetor. Sot, 90 vjeçari Sami Modiano nga Roma, i cili mbijetoi Holokaustin, gjithashtu ishte vaksinuar.
Një foto e vaksinimit të tij u postua në Tëitter nga udhëheqësi i Partisë Demokratike të qendrës së majtë Nicola Zingaretti.
“Një fotografi e shpresës dhe besimit për të gjithë ne”, shkroi ai.
Italia është një vendet që ka vuajtur më së shumti që nga fillimi i pandemisë. Me shumë të infektuar dhe viktima, Italia është duke përjetuar edhe një krizë ekonomike për shkak të pandemisë./arbresh.info/
https://twitter.com/nzingaretti/status/1351106434965135367?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1351106434965135367%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fclanak.aspx%3Fid%3D2247584
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...