Vaksina e kompanive Pfizer/BioNTech është gati 99 për qind efektive për parandalimin e sëmurjes serioze apo vdekjes si pasojë e sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, deklaroi Ministria e Shëndetësisë në Izrael, e cila ofroi edhe disa të dhëna pas vaksinimit të një pjese të popullsisë.
Shteti hebre është praktikisht në krye të garës globale të vaksinimit pasi I ka administruar tashmë një dozë të vaksinës së Pfizer/BioNTech, gati gjysmës së popullsisë së tij prej 9 milionë banorëve.Rreth 2.9 milionë banorë izraelitë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave.
Ministria e Shëndetësisë insiston se të dhënat kanë treguar se vaksina është 98.9 për qind efektive në parandalim të vdekjes dhe 99.2 për qind efektive kundër të sëmurit rëndë në mesin e atyre që kanë marrë të dyja dozat. Izraeli po synon të gjithë qytetarët e vet të moshës mbi 16-vjeçare deri në fund të muajit mars.
Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Izrael, sidomos për shkak të pranisë së variantit britanik. Por përmes fushatës së vaksinimit, ky shtet vazhdon të marrë hapa për të dalë nga izolimi i fundit. në 21 shkurt, dyqanet, qendrat tregtare, palestrat, disa shkolla të mesme dhe shërbime tjera publike, kanë nisur punën sërish. kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu publikoi së fundi planet sipas të cilave njerëzit, të cilët janë vaksinuar kundër koronavirusit, do të mund të marrin pjesë në ngjarje kulturore, të udhëtojnë jashtë vendit dhe të vizitojnë palestra dhe restorante. Qeveria tha ai, nuk mund t`i mbajë njerëzit larg klinikave mjekësore, farmacive dhe dyqaneve ushqimore, ndërsa shërbimet tjera, sipas tij, do t’iu mundësohen vetëm personave që kanë marrë dy doza të vaksinës.
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën