Google ADS

Vaksinat mund të mos e parandalojnë variantin Delta, thonë shkencëtarët anglez

18:03 | 6 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Gjetjet fillestare mbi variantin Delta të koronavirusit tregojnë se edhe njerëzit e vaksinuar mund të transmetojnë variantin ngjitës të infeksionit aq lehtë sa edhe ata që janë të pavaksinuar.

Studimi i kryer nga Health Public England vjen pas shqetësimeve të ngritura nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) mbi infektueshmërinë e njerëzve mes përhapjes së variantit Delta, transmeton portal arbresh.info

Variant Delta i zbuluar për herë të parë në Indi, me shpejtësi është duke e mbizotëruar mbarë globin, duke kërcënuar edhe përfitimet e fituara nga fushata për vaksinim.

Në një raport të botuar nga PHE, shkencëtarët kanë thënë se vaksinimi nuk do të ndalojë plotësisht transmetimin e koronavirusit edhe pse ato ofrojnë nivele të larta mbrojtjeje.

“Disa gjetje fillestare … tregojnë se nivelet e virusit tek ata që infektohen me Delta të cilët tashmë janë vaksinuar mund të jenë të ngjashme me nivelet e gjetura tek njerëzit e pavaksinuar,” tha PHE në një deklaratë.

Sipas raportit, varianti Delta tani përbën më shumë se 99% të rasteve të Covid-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Nga 1,467 pacientë të shtruar në spital me raste të konfirmuara të variantit Delta, 55.1% ishin të pavaksinuar ndërsa 34.9% kishin marrë të dyja dozat e një vaksine Covid-19.

PHE paralajmëroi se Britania e Madhe do të shohë një përqindje relativisht më të lartë të njerëzve të vaksinuar në spitale ndërsa shtysa e vaksinimit zgjerohet më tej.

Dr Jenny Harries, shef ekzekutiv i agjencisë së sigurimit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, tha në një deklaratë se vaksinimi është mjeti më i mirë për të mbrojtur veten nga sëmundjet e rënda, megjithatë, ato nuk i eliminojnë të gjitha rreziqet./arbresh.info/

Të ngjashme