Ka kaluar gati një vit që kur njerëzit filluan të marrin vaksinat e para kundër koronavirusit, por disa njerëz ende kanë pyetje të shumta në lidhje vaksinat, sidomos me mundësinë e efekteve anësore që mund të shkaktojnë ato në jetën seksuale.
Sipas Qendrës për Kontrollimin e Parandalimin e Sëmundjeve nuk ka dëshmi që vaksinat kundër koronavirusit mund të shkaktojnë probleme të pjellorisë mashkullore, transmeton portal arbresh.info
Efektet anësore që mund të përfshijë vaksina janë dhimbjet në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje e kokës dhe ethe.
Sipas shkencëtarëve, këto efekte anësore zgjasin vetëm dy ditë dhe kanë tendencë të jenë më të rënda pas dozës së dytë të vaksinës.
Në anën tjetër, në lidhje me performancën seksuale, shkencëtarët kanë theksuar se koronavirusi mund të shkaktojë probleme më të mëdha sesa vaksina.
Për shembull, një studim i vogël i botuar në revistën Andrology shikoi të dhënat e sondazhit për 100 burra seksualisht aktiv (25 kishin COVID-19 në një moment, 75 jo). Rezultatet e tyre treguan se burrat që kishin COVID-19 kishin shumë më shumë gjasa të raportonin probleme me ereksionin, sesa ata që nuk ishin prekur nga virusi.
Shoqëria Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese ka rekomanduar që burrat të marrin vaksinën kundër koronavirusit. “Vaksinat kundër COVID-19 duhet t’u ofrohen burrave që dëshirojnë pjellori, të ngjashme me burrat që nuk dëshirojnë pjellori, kur plotësojnë kriteret për vaksinim,” tha ASRM në një deklaratë.
Shkencëtarët sugjerojnë që burrat që kanë frikë dhe janë të pasigurtë në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit, të këshillohen me mjekët./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...