Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se vaksina ruse për koronavirus do të dërgohet këtë muaj në Venezuelë, për testime klinike.
Në një adresim televiziv, Maduro tha se në tetor do të arrijnë edhe “vaksina të tjera”, por nuk specifikoi se cilat.
Agjencia e lajmeve Reuters po ashtu raportoi se Rusia do të dërgojë 32 milionë doza të vaksinës së saj “Sputnik-V” në Meksikë.
“Sputnik-V” është licencuar për përdorim në Rusi, pas dy muajsh prova në njerëz.
Ekspertët thonë se provat ishin shumë të pakta për të dëshmuar efektivitet dhe siguri.
Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Rusi tha se grupi i parë i vaksinës ruse është lëshuar për shpërndarje civile.
Autoritetet ruse thanë se presin që brenda një viti të prodhohet numri i nevojshëm i vaksinave për të mbuluar gjithë popullsinë e Rusisë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 180 vaksina për koronavirus janë duke u testuar në gjithë botën.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se asnjë nga vaksinat, deri më tani, nuk ka demonstruar një “sinjal të qartë” të efikasitetit, në nivelin e së paku 50%, të kërkuar nga OBSH-ja.
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...