Krijimi i një vaksine kundër koronavirusit, është momenti që të gjithë po e presin më padurim që prej shpërthimit të pandemisë. Rusia u bë e para që lëshoi tymin e bardhë, duke i prezantuar më krenari botës antidotin moskovit ndaj Covid-19. Por ajo që pyesin të gjithë është, a do të jetë efikase dhe e sigurt një vaksinë e krijuar pas vetëm 2 muajsh testime.
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka dyshime për këtë. “ Të kesh një vaksinë dhe të provosh se vaksina është e sigurt dhe efikase janë dy gjëra të ndryshme. Shpresoj, por kam shumë dyshime dhe nuk kam dëgjuar të ketë prova se vaksina e krijuar nga rusët është e sigurt dhe efikase”, tha Fauci. Deklarata e tij është shkëputur nga një interviste ekskluzive me National Geographic, si pjesë e programit, “Të ndalësh pandemitë”, që pritet të transmetohet të enjten.
Gjithashtu ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha për agjencinë e lajmeve Reuters se vaksina ruse nuk ishte testuar mjaftueshëm, dhe se vaksinimi i miliona njerëzve do të ishte i rrezikshëm. “Jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Rrusi”, ishin fjalët e Spahn.
Dokumente të zbuluar së fundmi nga Daily Mail tregojnë se vaksina e pagëzuar me emrin “Sputnik”, që Putin i prezantoi botës me krenari është testuar te vetëm 38 persona dhe se efektet anësore të saj kanë qenë të shumta si dhimbje, të vjella etj. Me gjithë skepticizmin disa vende kane nxituar të shfaqin interes për vaksinën ruse, me Izraelin që tha se do ta shqyrtojë atë dhe do të nisë negociatat për ta blerë nëse do ta vlerësojë një produkt serioz. Autoritetet filipinase dhe braziliane pritet gjithashtu të nisin diskutimet me palën rusë lidhur më çështjen./zyrtare/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën