U lavdëruan se në janar do të marrin dozat simbolike të vaksinave nga Bullgaria.
Pasi ajo ende nuk ndodhi as nga shtetet tjera të BE-së, autoritetet shëndetësore e mbajtën publikun me shpresën se vaksinat anti kovid do të vijnë nga blerja direkt nga Pfizer. E treta e vërteta po del se kontingjenti i parë i vaksinave pritet të vijë nga Kina.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, as tani nuk precizoi datën, por tha se brenda këtij muaji 200 mijë vaksina “SinoVac” do të vijnë nga Pekini në Shkup.
“Ne jemi në fazën finale të bisedimeve dhe praktikisht në muajin shkurt sasia e parë e vaksinave që do të arrijnë në vendin tonë do të jenë ato kineze. Procesin e imunizimit sipas planit të përgatitur do ta nisim me ato vaksina, tani nuk do të spekuloja për datën e saktë por për shumë kohë të shkurtër do ta dimë edhe këtë. Do të arrijnë 200 mijë doza, me të cilat do të filloj vaksinimi i të gjitha grupeve me prioritet”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë, edhe 8 mijë vaksinat nga Serbia mbeten në listën e pritjes, meqë kompania farmaceutike amerikane “Pfizer” nuk i ka dhënë dritë jeshile për të rishitur të njëjtat për vendin tonë. Blerja direkt për 5850 doza, negociata të cilat po zhvillohen përmes zyrës së “Pfizer” në Beograd, gjithashtu nuk dihet se kur do të arrijnë. Informacioni i fundit vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se përmes platformës Covax kontingjenti i parë tek ne do të vijë nga vaksinat AstraZeneca për muajin mars. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë paraparë ndërmjet 103-175 mijë doza të kësaj vaksine, prej të cilave rreth 65% duhet të arrijnë në tre mujorin e dytë të vitit./alsat
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...