Google ADS

Vaksina gjermane kundër koronavirusit do të jetë gati deri në fund të vitit 2021

10:06 | 24 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Kompania gjermane IDT Biologika planifikon të fillojë fazën e dytë të testimit të vaksinës eksperimentale të koronavirusit deri në fund të vitit.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Jurgen Betzing, është shprehur optimist se vaksina do të aprovohet në vitin 2021, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

“Nëse të gjitha provat klinike janë të suksesshme, ne mund të aplikojmë për regjistrim deri në fund të vitit 2021,”tha ai një konference shtypi.

Gjermania është duke kaluar fazën e dytë të pandemisë, me një numër në rritje të të infektuarve. Disa zona të vendit janë të izoluara, ndërsa pritet që masat të vazhdojnë edhe gjatë muajit dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme