Një studim i ri ka gjetur se vaksina e re kundër koronavirusit mund të mbrojë gjithashtu pacientët me kancer që kanë sistem të dobët imunitar.
Studiuesit nga Shoqata Amerikane për Kërkimin e Kancerit zbuloi se CoVax-1, vaksinë e zhvilluar në Gjermani nxiti përgjigjet imune të qelizave T (pjesë e sistemit imunitar që zhvillon qelizat burimore në palcën e eshtrave për të luftuar kundër infeksionit dhe kancerit) në 93 për qind e pacientëve me mangësi të qelizave B (një lloj i qelizave të bardha të gjakut që prodhojnë antitrupa), duke përfshirë pacientët me limfomë dhe leukemi, transmeton portal arbresh.info
“Në njohuritë tona, CoVac-1 është aktualisht e vetmja kandidate për vaksinën e bazuar në peptide, e zhvilluar dhe vlerësuar në mënyrë specifike për pacientët me imunitet të kompromentuar,” tha Juliane Walz, profesoreshë në Spitalin Universitar Tübingen në Gjermani.
Vaksinat e miratuara kundër koronavirusit që janë të disponueshme për momentin nxisin një përgjigje imune kundër SARS-CoV-2, virusit që shkakton COVID-19, në disa individë, por me kalimin e kohës janë provuar të jenë më pak efektive te pacientët me sistem të dobët imunitar.
Ajo që e dallon CoVac-1 nga vaksinat tradicionale është se ajo synon drejtpërdrejt patogjenët specifikë brenda trupit.
Krijimi i një vaksine që stimulon qelizat T kërkon përzgjedhjen e kujdesshme të antigjeneve SARS-CoV-2 – copa të vogla proteinash virale që mund të stimulojnë qelizat imune, shtoi studimi.
Studiuesit testuan më parë sigurinë dhe efikasitetin paraprak të CoVac-1 te njerëzit me sistem të mirë imunitar. Ata zbuluan se të gjithë ata që morën vaksinën mbajtën përgjigje të fuqishme të qelizave T tre muaj pas vaksinimit. Këto përgjigje përfshijnë variantin omicron shumë të transmetueshëm dhe variante të tjera shqetësuese, me efekte anësore minimale./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...