Mbretëria e Bashkuar ka filluar me vaksinim e qytetarëve të saj.
Por, Mbretëria e Bashkuar nuk ka gjasa të arrijë imunitetin e tufës përmes një programi vaksinimi COVID-19 përpara verës, ka thënë një shkencëtar që këshillon Qeverinë.
Shkencëtari dhe Profesori Calum Semple përshkroi vaksinën Oxford / AstraZeneca si një ‘ndryshues loje’ nëse miratohet nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në ditët në vijim, shkruan Metro.
Ai i tha BBC: “Për të marrë imunitetin e tufës së komunitetit më të gjerë nga vaksinimi sesa nga infeksioni natyror do të duhet që 70 për qind deri 80 për qind e popullsisë të vaksinohen, dhe kjo, kam frikë se do të na çojë drejt në verë”.
Kjo vjen ndërsa spitalet në Jug të MB përballen me një rritje të presionit, ndërsa kanë filluar të shtohen edhe rastet me llojin e ri të COVID-19. /Telegrafi/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...