Google ADS

UNICEF nis fushatën “S’ka ma lehtë” në 15 komuna

16:55 | 14 Shtator 2020
arbresh.info

Zyra e UNICEF-it në Kosovë së bashku me partnerët ka lansuar fushatën “S’ka ma lehtë”, për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në vetëdijësimin e popullatës si dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Në kuadër të bashkëpunimit me ambasadën e Japonisë në Kosovë, dhe iniciativës për fuqizimin dhe përfshirjen e të rinjve në zgjidhjet për komunitetin, sot lansojmë fushatën “S’ka ma lehtë”, fushatë kjo e dizajnuar nga të rinjtë për vetëdijësimin e popullatës mbi rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse nga COVID – 19. Fushata vetëdijësuese do të implementohet në 15 komuna të Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë, Graçanicë, Prizren, Dragash, Lipjan, Gjilan, Gjakovë, Zubin Potok, Shtime dhe Kaçanik. Derisa do të realizohet nga vullnetarët e rinj të këtyre komunave”, thuhet në një komunikatë për medie.

Të gjitha aktivitetet do të realizohen duke respektuar në tërësi masat mbrojtëse të parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë.

Ndërsa në fokus do të jenë aktivitetet për mbarëvajtjen e rendit dhe masave mbrojtëse në shkollat publike në komunat ku do të implementohet fushata dhe në sheshet kryesore, si dhe shpërndarja e sa më shumë mesazheve vetëdijësuese për mbrojtjen nga COVID -19.

Kjo fushatë udhëhiqet nga UNICEF Innovations Lab Kosova dhe realizohet në bashkëpunim me organizatën partnere PEN. UNICEF vazhdon të promovojë politika të përfshirjës së të rinjve në procese të rëndësishme për komunitetin, si dhe fuqizimin e tyre si zgjidhës të ardhshëm të problemeve në komunitetet ku jetojnë.

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë, në çdo gjë që bëjmë. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 shtete dhe territore për ta përkthyer atë përkushtim në veprim praktik, duke përqendruar përpjekje të veçantë në arritjen e fëmijëve më të cenuar e më të përjashtuar, për të mirën e të gjithë fëmijëve, kudo. www.unicef.org

Rreth UNICEF Innovation Lab

Si njësi e UNICEF-it në Kosovë, Innovations Lab, i cili filloi punën në vitin 2010, është një shtëpi e ekipit shumëdisiplinor që punon në sektorë dhe fusha të ndryshme për të identifikuar metodat, partnerët, teknologjitë dhe mjetet që premtojnë të hapin shfrytëzim të ri të informacionit dhe teknologjisë, të ndikojë për ndryshim përmes komunikimit dhe të fuqizojë rininë të bëhen agjentë të ndryshimit në kërkimin tonë të një bote më të përshtatshme për fëmijë. Programet e Laboratorit implementohen në bashkëpunim me shumë OJQ lokale./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme