Një studim i shkencëtarëve rusë ka treguar se uji pothuajse plotësisht mund ta shkatërrojë koronavirusin e ri brenda 72 orëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit – 90 për qind e grimcave të virusit vdesin në ujë në temperaturë të dhomës brenda 24 orëve dhe 99,9 për qind brenda 72 orëve, tregoi studimi i Qendrës Shtetërore Kërkimore të Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR.
Uji në temperaturën e vlimit vret plotësisht dhe menjëherë virusin Sars-CoV-2, thotë hulumtimi i publikuar nga Shërbimi Federal Rus për Mirëqenie Njerëzore.
Virusi mund të jetojë në ujë në kushte të caktuara, por ai nuk shumohet as në det, as në ujë të freskët, tregoi studimi.
Megjithatë, ai mbetet aktiv deri në 48 orë në sipërfaqe çeliku të pandryshkshëm, linoleumi, qelqi, plastike dhe qeramike.
Hulumtimi zbuloi se virusi është i paqëndrueshëm dhe shumica e dezinfektuesve shtëpiakë janë efektivë kundër tij.
Ai tregoi se alkoolet etilike dhe izopropile me përqendrim 30 për qind mund të vrasin deri në një milion grimca të virusit në gjysmë minute, duke kundërshtuar studimet e mëparshme që thanë se një përqendrim prej mbi 60 për qind është i nevojshëm për të shkatërruar grimcat.
Sipas studimit, dezinfektuesit me klor kanë të njëjtin efektivitet, duke pastruar plotësisht sipërfaqet prej virusit Sars-CoV-2 brenda 30 sekondave.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...