Shkencëtarët francezë kanë dhënë detaje mbi një rast të pazakontë të infeksioneve me Covid-19.
Një pacient që ishte shtruar në Spitalin e Parisit për shkak të infeksionit me Covid-19, u shërua plotësisht, por më pas ai është infektuar me variantin e koronavirusit nga Afrika e Jugut.
“Ky rast tregon se lloji i Afrikës së Jugut mund të shkaktojë një formë të rëndë të infeksionit pas infeksionit të parë “, shkruajnë studiuesit në studimin e tyre të botuar të mërkurën në revistën Sëmundjet Klinike Infektive, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtart kanë theksuar se ky është rasti i parë me ri-infektim që për bazë ka variantin e koronavirusit nga Afrika e Jugut.
Rastet e ri-infektimit me llojet britanike, të Afrikës së Jugut dhe Braziliane të virusit janë dokumentuar tashmë në literaturën shkencore, por më shpesh infeksioni i dytë është më i dobët se i pari.
Rasti i përshkruar nga ekspertët francezë është rasti i një pacienti 58-vjeçar, i cili në shtator të vitit të kaluar vuante nga astma, kishte ethe dhe vështirësi në frymarrje. Ai u diagnostikua me virusin SARS-CoV-2 nga PCR. Simptomat u zhdukën për disa ditë, dhe ai u testua dy herë në dhjetor dhe rezultatet ishin negative.
Në janar, ai u ripranua në departamentin e urgjencës së Spitalit Louis-Mourier (AP-HP) në Colombes, afër Parisit, për shkak të problemeve të frymëmarrjes dhe etheve. Testi i tij PCR ishte përsëri pozitiv, dhe renditja gjenomike tregoi praninë e mutacioneve karakteristikë të llojit të Afrikës së Jugut.
Pas shtatë ditësh, pacienti zhvillon një sindromë të dështimit akut të frymëmarrjes që kërkon intubim dhe lidhje me një aparat respirator. Ai ishte akoma në gjendje kritike në kohën e botimit të studimit në revistën mjekësore.
Nëj vit pas fillimit të pandemisë, janë ngritur shumë pyetje në lidhje me kohëzgjatjen e imunitetit kolektiv, veçanërisht pasi mendohet se llojet e reja të koronavirusit janë shumë më ngjitëse.
Një shqetësim i veçantë shpreh lloji i Afrikës së Jugut, për shkak të tipareve të veçanta gjenetike, shkencëtarët kanë frikë se mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinës./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë