Google ADS

u.d. Presidentja Osmani flet me Richardsonin për sigurim më të shpejtë të vaksinës

15:59 | 22 Shkurt 2021
arbresh.info

U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim, Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim të OKB-së.

“Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e prioritizimit të menaxhimit të suksesshëm të pandemisë si dhe sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës, si dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin për medie të Presidencës, shkruan arbresh.info.

Aty thuhet se Richardson i përcolli urime u.d. Presidentes Osmani për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit si dhe e uroi atë dhe popullin e Republikës së Kosovës për një proces të qetë e demokratik zgjedhor.

“Palët diskutuan për rëndësinë e shndërrimit të pritshmërive të qytetarëve në punë dhe në projekte konkrete. Në këtë drejtim, u diskutua edhe për avancimin e  pozitës dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të grave. Njëkohësisht, u theksua nevoja për bashkrëndim të politikave publike dhe projekteve të ndryshme zhvillimore me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, thuhet më tej në komunikatë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme