Zyrtarët turq të Shëndetësisë raportuan mbi 100 mijë raste të reja me koronavirus brenda një dite për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjithashtu, ministria regjistroi 198 vdekje për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit, raporton atsh.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se “rreth 84% e personave të moshës 18-vjeç e lart në popullsinë e saj prej 84 milionë banorësh janë vaksinuar plotësisht. Ndërsa varianti Omicron mbetet mbizotërues në vend”.
Së bashku me vaksinat BioNTech/Pfizer dhe Sinovac, Turqia po përdor gjithashtu vaksinën Turkovac të prodhuar në vend, por shoqatat e mjekëve kanë akuzuar se shumë pak të dhëna për Turkovac janë vënë në dispozicion të publikut.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...