Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19.
Sipas MSH’së, gjatë kësaj kohe janë raportuar 257 raste të reja me këtë virus.
Njoftimi i plotë:
23 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës.
Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502.
Në total numri i rasteve aktive është 3.057./arbresh.info/
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...